Studimi tregon se si të shpëtoni nga mushkonjat Studimi tregon se si të shpëtoni nga mushkonjat
Metoda e largimit të mushkonjave paska qenë shumë e thjeshtë, por nuk e keni ditur deri tani. Do ju mjaftojë pak sheqer për të... Studimi tregon se si të shpëtoni nga mushkonjat

Metoda e largimit të mushkonjave paska qenë shumë e thjeshtë, por nuk e keni ditur deri tani.

Do ju mjaftojë pak sheqer për të mbajtur larg jush gjatë verës mushkonjat që ju besdisin gjatë ditës e aq më tepër gjatë natës.

Sipas shkencës ajo që mund ti hutojë mushkonjat nga gjaku i njeriut janë pikërisht sheqernat. Nëse i “ushqeni” ato me sheqer, nuk do vrapojnë për t’ju pickuar ju.

“Sheqeri ul tërheqjen e mushkonjave ndaj gjakut të njeriut dhe redukton pickimin. Drejtimisht ulet dhe numri i personave të infektuar me viruse të ndryshme si pasojë e pickimit.”,- tha Apolo Gabriele, një zoolog në Universitetin e Milanos në Itali.

Studimi është fokusuar në mushkonjat që më së shumti mbartin viruse të rrezikshme si virusi Zika.

Studiuesit u përpoqën të shihnin nëse një mushkonjë që është ushqyer me sheqer (që gjendet tek bimët) do të zvogëlonte dëshirën për të pickuar njerëzit. Rezultati i eksperimentit tregoi se këto mushkonja nuk ishin aspak të interesuara për gjakun e njeriut, meqenëse ishin ushqyer “plot” me sheqer. Ja vlen të theksohet se kjo teknikë mund të japë rezultat për periudha të shkurtra dhe se është testuar vetëm tek mushkonjat femër./Blitz.al/