Sukses i jashtëzakonshëm i atletëve kosovarë Sukses i jashtëzakonshëm i atletëve kosovarë
Përfaqësuesja e Atletikës Kosovare ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në salla, që u mbajt më 27.02.2016 në Stamboll, e ku murën pjesë 18... Sukses i jashtëzakonshëm i atletëve kosovarë

Përfaqësuesja e Atletikës Kosovare ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në salla, që u mbajt më 27.02.2016 në Stamboll, e ku murën pjesë 18 shtete ballkanike, duke përfshi edhe Kosovën.

Atletët kosovarë për herë të parë kanë marr pjesë në një kampionat që u majtë në sallë të mbyllur.

Atletët tanë kanë treguar një paraqitje të mirë duke e marrë parasysh që deri në këtë kampionat atletët kosovar asnjëherë nuk kanë vrapuar në ambiente të mbyllura, njofton Federata Atletike e Kosovës.

Atletët kosovar që morën pjesë në Kampionatin Ballkanik kanë fituar një provoj të mirë që do ju shërbej për garat e ardhshme.

Atletët pjesëmarrës dhe rezultatet

Astrit Kryeziu- 800m i Pesti 1:51.69

Musa Hajdari- i Gjashti 1.51.90 800m

Vijona Kryeziu- 400m e njëmbëdhjeta me kohë 57.85sek , Granit Kryeziu-400m, me kohë 50:64

Valentin Sadiku-1500m 4.05.82

Erudit Rysha-Kërcim Lartësi. 1.85m

Rezultatet e Arritura nga Atletët Kosovar janë edhe rekordet e para të Kosovës për garat në palestra të mbyllura.