Sulmet e 11 Shtatorit, 18 vjet më pas: 26 fotografitë që tregojnë se si dukej New York atëherë dhe si duket sot Sulmet e 11 Shtatorit, 18 vjet më pas: 26 fotografitë që tregojnë se si dukej New York atëherë dhe si duket sot
Fotografitë e New York City 18 vjet nga sulmet e 11 shtatorit tregojnë se sa kanë ndryshuar disa hapësira, pamjet e të cilave atëbotë... Sulmet e 11 Shtatorit, 18 vjet më pas: 26 fotografitë që tregojnë se si dukej New York atëherë dhe si duket sot

Fotografitë e New York City 18 vjet nga sulmet e 11 shtatorit tregojnë se sa kanë ndryshuar disa hapësira, pamjet e të cilave atëbotë ishin bërë të njohura në gjithë botën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për imazhet e reja të kapura në 11 shtator 2019 tregojnë një pamje të freskët të Manhattanit, ku gati 3,000 njerëz u vranë kur aeroplanët goditën Kullat Binjake në vitin 2001.

Fotografitë e marra të mërkurën kapin njerëzit duke ecur në zonën e Qendrës Botërore të Tregtisë, vend që pothuajse dy dekada më parë ishte skenë kaotike dhe e frikshme pasi njerëzit largoheshin nga ndërtesat që shembeshin dhe mbeturinat fluturuese.

Ndryshe, tetëmbëdhjetë vjet më parë bota përjetoi tmerrin ndërsa Al-Kaeda filloi katër sulme të koordinuara terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në historinë e botës. 11 shtator 2001, filloi si çdo të martë tjetër me njerëz që nxituan të punojnë në qendër të Manhattan, New York.

Por vetëm disa orë më vonë 2.996 njerëz ishin vrarë, ndërsa 6.000 të tjerë u plagosën, përcjell Telegrafi.

Numri i vdekjeve ka vazhduar të rritet pasi ata që u përpoqën të ndihmojnë kanë rënë viktimë e kancereve të lidhura me sëmundjet e frymëmarrjes.

Një total prej 19 terroristësh të al-Kaedës u përfshinë në rrëmbimin e katër aeroplanëve të pasagjerëve amerikanë.