Sulmohet policia kufitare në Leposaviq Sulmohet policia kufitare në Leposaviq
Policia Kufitare e Kosovës është sulmuar sonte në Leposaviq nga persona të dyshuar, që besohet të jenë kontrabandues. Nga një automjet-kombi me targa KG-112-RD,... Sulmohet policia kufitare në Leposaviq

Policia Kufitare e Kosovës është sulmuar sonte në Leposaviq nga persona të dyshuar, që besohet të jenë kontrabandues.

Nga një automjet-kombi me targa KG-112-RD, e markës “IVECO” ngjyrë e kuqe, është shtënë në patrullën e Policisë Kufitare, raporton RTK.

Siç bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, pronar i automjetit është V. S. (1955) nga Zubin Potoku.

Patrulla kufitare ka hapur po ashtu zjarr, duke i dëmtuar gomat e automjetit dhe bëhet e ditur se nuk ka të lënduar. Dyshohet se me armë ka shtënë Z. M. nga fshati Vuçe.

Automjeti ka ikur në drejtim të Novi Pazarit, kurse Policia është duke ndërmarrë aksionin e quajtur “unaza e çeliktë”, duke rrethuar disa zona të asaj pjese dhe është në kërkim të të dyshuarve.