Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka pasur bisedime me Paris Saint-Germain para se zgjas kontratën me Atletico Madridin, thotë këshilltari i tij. Pas sezonit më...

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka pasur bisedime me Paris Saint-Germain para se zgjas kontratën me Atletico Madridin, thotë këshilltari i tij.

Pas sezonit më të mirë të karrierës me skuadrën madrilene, Griezmann u shpërblye me një marrëveshje të re nga Atletico, por këshilltari i tij, Eric Olhats, ka konfirmuar se kanë pasur bisedime me skuadrën franceze të PSG-së, transmeton Telegrafi.

“Ka pasur bisedime me [Drejtori sportiv i PSG] Olivier Letang”, tha Olhats për RMC.

“Paris Saint-Germain ishin të interesuar për shërbimet e francezit. Ne dëgjuam çfarë ata kishin për të thënë, sepse PSG është një klub me një projekt interesant”, tha më tutje Olhats.

Sulmuesi 25-vjeçar këtë vit shënoi 32 gola në të gjitha garat këtë vit, ku 22 i realizoi në La Liga.