Sulmuesi moldav i bashkohet Tiranës në Antalia, gati për Josën Sulmuesi moldav i bashkohet Tiranës në Antalia, gati për Josën
Sonte në mbrëmje në hotelin ku Tirana është grumbulluar ka mbërritur sulmuesi moldav Petru Leuca. Burime për newsport.al bëjnë të ditur se lojtari është... Sulmuesi moldav i bashkohet Tiranës në Antalia, gati për Josën

Sonte në mbrëmje në hotelin ku Tirana është grumbulluar ka mbërritur sulmuesi moldav Petru
Leuca. Burime për newsport.al bëjnë të ditur se lojtari është akomoduar sonte në Antalia me
skuadrën bardheblu dhe nesër do të nisë provën disa ditore.
Tirana mësohet ta ketë ndjekur 26-vjeçarin dhe pasi stafi ka marrë sinjale positive prej tij, klubi i ka
dërguar ftesën për tu bashkuar me ekipin dhe provuar veten për disa ditë.

Gjasat janë që sulmuesi të
qëndrojë por më parë i duhet të bindë Josën. Në miqësoren e parë që Tirana do të zhvilloj nesër
përballë kazakëve të Akzhaiyk, moldavi mund të ketë disa minuta në dispozicion.