Supergrabitja në Rinas, gjenden gjurmë të reja në park Supergrabitja në Rinas, gjenden gjurmë të reja në park
Prokuroria e Krujës zgjeron hetimet lidhur me grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit më datë 30 qershor. Nga veprimet e deritanishme hetimore, ka... Supergrabitja në Rinas, gjenden gjurmë të reja në park

Prokuroria e Krujës zgjeron hetimet lidhur me grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit më datë 30 qershor.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, ka dyshime se autoret e grabitjes kanë lëvizur me tre automjete, njëra prej të cilave mjeti me të cilin kanë hyrë në pistën e aeroportit për të grabitur paratë dhe dy të tjerat janë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve jo zyrtare nga policia “ABC News” mëson se ekspertiza në laborator ka gjetur profil AND në gjurmët yndyrore në paruken e gjetur pranë vendit ku u dogj makina e grabitësve.

Megjithatë burimet thonë se pritet përgjigjja zyrtare që laboratori do t’i dërgojë prokurorisë së Krujës. Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që ndonjë nga makinat e gjetura në Liqenin e Shkopetit të jetë përdorur nga autorët e grabitjes së parave në Rinas.

Ka dyshimet se dy makinat e hedhura në Shkopet mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.