Superkupa e Spanjës, në Arabi për gjashtë vjetët e ardhshme Superkupa e Spanjës, në Arabi për gjashtë vjetët e ardhshme
Federata e Futbollit të Spanjës është në bisedime me qeverinë e Arabisë Saudite pasi që spanjollët dëshirojnë që Superkupa e tyre të zhvillohet jashtë... Superkupa e Spanjës, në Arabi për gjashtë vjetët e ardhshme

Federata e Futbollit të Spanjës është në bisedime me qeverinë e Arabisë Saudite pasi që spanjollët dëshirojnë që Superkupa e tyre të zhvillohet jashtë territorit të Gadishullit Iberik.

Propozimi i vlefshëm për 30 milionë euro në sezon për këtë garë është duke e negociuar për momentin. Të dy palët janë në fazën finale dhe Superkupa e Spanjës pritet të zhvillohet në Arabi Saudite për gjashtë vjetët e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, asnjë kontratë nuk është nënshkruar ende dhe të dy palët s’kanë arritur të pajtohen për të gjitha detajet e marrëveshjes deri më tani.

Marrëveshja përfundimtare mund të jetë edhe më e gjatë se gjashtë vjet, ndërsa edhe lokacioni mund të ndryshojë.

Formati i kësaj gare pritet të ndryshojë qysh në sezonin e ardhshëm. Ndryshimet më të mëdha janë që në këtë garë do të marrin pjesë katër klube e jo dy, si dhe nuk do të zhvillohet në fillim të sezonit, por në mes të sezonit, gjatë janarit.

Megjithatë, këto ndryshime dhe negociatat me qeverinë e Arabisë Saudite duhet të miratohen edhe nga Asambleja e Federatës së Futbollit të Spanjës, e cila mban takim të hënën, më 19 prill.