SURPRIZA, Arsene Wenger në “pole” për stolin e Milanit SURPRIZA, Arsene Wenger në “pole” për stolin e Milanit
E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka bërë me dije se trajneri i njohur francez Arsene Wenger është në krye të listës së kandidatëve... SURPRIZA, Arsene Wenger në “pole” për stolin e Milanit

E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka bërë me dije se trajneri i njohur francez Arsene Wenger është në krye të listës së kandidatëve për të drejtuar Milanin.

Trajneri aktual Marco Giampaolo është në dyshim pas humbjes së fundit në kampionat, 1-3 me Fiorentina në “San Siro”. Wenger nuk drejton një ekip prej më shumë se një viti, që kur u largua nga Arsenal, skuadër që e drejtoi për 22 vite me radhë. Francezi shihet si kandidat potencial për të drejtuar kuqezinjtë në rast se shkarkohet Giampaolo, apo nëse ai jep dorëheqjen.

Për momentin, Giampaolo është konrmuar nga klubi, por mediat italiane shprehen se lista me kandidatë është e gjatë. Përveç Wenger përmenden edhe emrat e Massimiliano Allegri, Luciano Spalletti dhe Claudio Ranieri.