Tahiri: Javën tjetër hapet konkursi për 27 gjyqtarë të ri Tahiri: Javën tjetër hapet konkursi për 27 gjyqtarë të ri
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se i plotësojnë nevojat e Kosovës sa i përket numrit të gjyqtarëve brenda sistemit gjyqësor. Duke iu... Tahiri: Javën tjetër hapet konkursi për 27 gjyqtarë të ri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se i plotësojnë nevojat e Kosovës sa i përket numrit të gjyqtarëve brenda sistemit gjyqësor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve gjatë seancës parlamentare, ka folur edhe për bashkëpunëtorët profesional.

Tahiri tha se janë 240 pozita të reja në Këshillin Gjyqësor të Kosovës që do të plotësohen gjatë vitit të ardhshëm, sipas tij ky është një numër rekord.

“Gjatë vitit 2017-2018, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës tashmë kanë filluar punën 94 gjyqtarë të ri si rezultat i përkrahjes nga Ministria e Financave. Janë në rekrutim e sipër edhe 37 tjerë, që është në përfundim procesi i rekrutimit dhe në javën tjetër hapet konkursi për 27 të ri, pra në total numri i gjyqtarëve të ri brenda vitit 2017-2018 dhe tre mujorëshi i ardhshëm i vitit 2019, do te jetë 158 që kjo do të thotë i plotësojmë nevojat e Republikës së Kosovës sa i përket numrit të gjyqtarëve brenda sistemit tonë gjyqësor”, tha Tahiri, raporton EO.

Sa i përket çështjes së bashkëpunëtorëve profesional, Tahiri tha se numri në total ka qenë 295 për te dy këshillat për vitin 2018, diku në masë 70 për qind të tyre është plotësuar.