Të dy e duan largimin, Mourinho del kundër shitjes së tyre Të dy e duan largimin, Mourinho del kundër shitjes së tyre
Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk do të lejojë që Marcus Rashford ose Anthony Martial të largohen nga klubi këtë verë, Të ardhmet... Të dy e duan largimin, Mourinho del kundër shitjes së tyre

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk do të lejojë që Marcus Rashford ose Anthony Martial të largohen nga klubi këtë verë,

Të ardhmet e të dy lojtarëve janë subjekt i spekulimeve dhe ata kanë qenë të lidhur me largimet e tyre nga Old Trafford, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesit francez, Martial kuptohet se ka refuzuar një mundësi për të nënshkruar një kontratë të re me Djajtë e Kuq.

Gjiganti italian, Juventusi thuhet se e do me çdo kusht francezin dhe kuptohet se është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me atë.

Rashford, ndërkohë, gjithashtu po shqyrton mundësitë e tij pasi nuk është i kënaqur me ndeshjet si titullar nën drejtimin e Mourinhos.

Talenti i madh anglez thuhet se i intereson shumë Real Madridit dhe gjigantët spanjollë mund të bëjnë një ofertë në drejtim të tij gjatë verës.

Megjithatë, transferimi i sulmuesve të Unitedit, pavarësisht nga pakënaqësia e dyshes nuk do të jetë aspak i lehtë.

Kjo pasi, sipas mediumit lokal Manchester Evening News, trajneri portugez, Mourinho, dëshiron që të dy lojtarët të qëndrojnë në klub edhe për sezonin e ri.

Mourinho kundër shitjes së Rashfordit apo Martialit