Të jesh politikan i pasur në një vend të varfër është mallkim! Të jesh politikan i pasur në një vend të varfër është mallkim!
Volkswagen është kompani e vogël për të shty rrënjë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, sepse politikanët e këtyre shteteve kanë shumë vëllezër,... Të jesh politikan i pasur në një vend të varfër është mallkim!

Volkswagen është kompani e vogël për të shty rrënjë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, sepse politikanët e këtyre shteteve kanë shumë vëllezër, kushërinj, dajallarë, baxhanakë dhe është vështirë të ngopen gjithë këta me provizionet që i kërkojnë ende pa i vënë themelet kompania

Nga Emin AZEMI

Sipas njoftimeve të mediave, Volkswagen do të marrë një vendim për vendndodhjen e fabrikës së saj të re në tetor të këtij viti, por sigurisht jo në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut.
Gjasat që Volkswagen të vijë në rajon janë shumë të mëdha. Në rast se gjigandi botëror do të vendosë të vijë në Ballkan, përfitues nuk do të ishte vetëm vendi ku do të ndërtohej fabrika, por të gjitha vendet e tjera të rajonit. Rritja e konkurrencës do të ishte avantazhi më i madh për vendet e rajonit.
Sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të kompanisë, “Volkswagen ka vendosur të nisë negociatat konkrete për një fabrikë të re të prodhimit të shumëfishtë në Evropë, me vendet e mbetura potenciale.
Agjencia e lajmeve në Gjermani, DPA njoftoi në prill se Volkswagen ka ngushtuar zgjedhjen e destinacioneve të mundshme për një fabrikë të planifikuar të makinave të reja në Bullgari dhe Turqi. Kandidatë të tjerë të mundshëm janë Rumania dhe Serbia. Bëhet fjalë për një fabrikë “multibrand” prej 1.6 miliardë euro, që pritet të fillojë prodhimin pas vitit 2022. Kompania planifikon të lëvizë prodhimin e Skoda Karoq dhe Seat Ateca SUVs në fabrikën e re, e cila do të punësojë 5.000 persona, nga uzina e Kvasiny në Republikën Çeke.
Nëse kjo fabrikë automobilash starton prodhimin në Rumani ose Serbi, kjo i bie që afro 20 mijë persona në njërin prej këtyre vendeve, do të heqin dorë nga rezervimi i termineve në ambasadë për të siguruar vizë pune në ndonjë McDonlacs të Gjermanisë.
Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut ende nuk po munden të bëhen destinacione atraktive për investitorët e huaj. Kjo po ndodhë për arsye se elitat politike të këtyre shteteve me vite po investojnë në ‘instalacione’ ekonomike të afërta me pushtetin, të cilët pas kalimit të mandatit transformohen në oligarkë dhe ata frik e frik bëhen milionerë që blejnë fusha të zbrazëta buzë detit në Dubaj për të mbjellë ‘filizat‘ e kultivuar brenda ‘serrës’ qeverisëse, në formë të ndonjë hoteli gjigant.
Volkswagen është kompani e vogël për të shty rrënjë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, sepse politikanët e këtyre shteteve kanë shumë vëllezër, kushërinj, dajallarë, baxhanakë dhe është vështirë të ngopen gjithë këta me provizionet që i kërkojnë ende pa i vënë themelet kompania.
Volkswageni gjerman nuk ka aq kapacitet sa të shtrijë fuqinë e ndikimit ekonomik në këto shtete, për arsye se fuqia ekonomike e familjarëve të politikanëve është më gllabëruese se nevojat e popullatës së varfër, e cila mezi pret të ikë në Gjermani të punojë për 1300 euro në muaj.
Gjermania e ‘varfër’ vazhdon të kujdeset për mirëqenien e popullatës sonë, duke kompensuar vendet e punës, të premtuara nëpër fushatat e zjarrta elektorale të këtushme, ndërkohë që politikanët tanë milionerë për një mandat qeverisës bëhen gjermanë të pasur.
Të jesh politikan i pasur në një vend të varfër është mallkim!