Premiera e shfaqjes jepet më 3 shtator, prej orës 20:00 në Teatrin Kombëtar.Tema kryesore e kësaj drame është ballafaqimi me frikën dhe sekretin në...

Premiera e shfaqjes jepet më 3 shtator, prej orës 20:00 në Teatrin Kombëtar.Tema kryesore e kësaj drame është ballafaqimi me frikën dhe sekretin në rrethana të jashtëzakonshme, shkruan KultPlus.

Të shtunën në Prishtinë do të shfaqet premiera e dramës “Aritmi” e autores Arta Arifi, e cila vjen si shfaqje mysafire nga Tana Production.

Drama është botuar në vitin 2014 në Prishtinë dhe i takon llojit të tekstit dramatik të absurdit, dhe si tematikë, por edhe si model artistik. Ajo vjen e inskenuar nga regjisorja Ilirjana Arifi.

“Aritmi”, ka një tematikë universale, duke lënë mundësi të hapura të interpretimit të saj. Tekstin e karakterizon motivi i pritjes, misterit, enigmës, me të cilën mbështillet shfaqja prej fillimit deri në fund. Tema kryesore e kësaj drame është ballafaqimi me frikën dhe sekretin në rrethana të jashtëzakonshme.

Në qendër të veprimit skenik janë pesë protagonistë, tri vajza , Andrean, Elizabeten dhe Vivien, një mashkull, zotëriun e panjohur dhe një lypës.

Në këtë shfaqje do të angazhen një grup i njohur i aktorëve të skenës sonë si: Sheqerije Buqaj, Aurita Agushi, Faris Berisha, Fatlume Bunjaku dhe Ylber Bardhi.

Premiera e shfaqjes jepet më 3 shtator, prej orës 20:00 në Teatrin Kombëtar.

https://www.facebook.com/iliriana.arifi/videos/10206936046711960/