Telashe për Sarrin, Juventusi nuk po ia del t’i shesë lojtarët Telashe për Sarrin, Juventusi nuk po ia del t’i shesë lojtarët
Blaise Matuidi raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Monaco dhe planifikon të qëndrojë te Juventus për një sezon më shumë, transmeton Sovrani.info. Monaco... Telashe për Sarrin, Juventusi nuk po ia del t’i shesë lojtarët

Blaise Matuidi raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Monaco dhe planifikon të qëndrojë te Juventus për një sezon më shumë, transmeton Sovrani.info.

Monaco ishte në bisedime për të sjellë Matuidin dhe shokun e tij të skuadrës Daniele Rugani, por nuk ka pasur ndonjë përparim në këtë tretativë.

Në rastin e francezit, L’Equipe pretendon se ai tashmë ka marrë vendimin e tij dhe dëshiron t’a përfundojë pjesën e mbetur të kontratës së tij me Bianconerët, e cila skadon verën e ardhshme.

32-vjeçari pritej të zhvendosej pasi Sami Khedira zgjodhi të qëndronte, por Zonja e Vjetër tani duket se i mban të dy.

Maurizio Sarri është i prirur të shkurtojë skuadrën e tij dhe, siç qëndron, ai do të ketë gjashtë lojtarë të skuadrës së parë të papërshtatshëm për Ligën e Kampionëve. /Sovrani.info/