Temperaturat do të zbresin në ekstrem Temperaturat do të zbresin në ekstrem
Gjatë ditës së mërkurë temperaturat do të ulen ndjeshëm në Shqipëri. Sipas Meteoalb, temperaturat do të bien me të paktën 4 gradë. E mesa... Temperaturat do të zbresin në ekstrem

Gjatë ditës së mërkurë temperaturat do të ulen ndjeshëm në Shqipëri. Sipas Meteoalb, temperaturat do të bien me të paktën 4 gradë.

E mesa duket dimri është rikthyer sërish, pas ditëve të ngrohta të javës së kaluar.

Po ashtu e ditur bëhet se vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit. Në zona malore pritet që temperaturat të ulen deri në -5°C.

Temperatura të ulëta do të shënohen edhe gjatë ditës së nesërme.