Tërmeti dridhë sërish Shqipërinë Tërmeti dridhë sërish Shqipërinë
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pas mesnatës së mbrëmshme. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) raporton se ka regjistruar një tërmet... Tërmeti dridhë sërish Shqipërinë

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pas mesnatës së mbrëmshme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) raporton se ka regjistruar një tërmet me magnitudë 2.7.

Për fat goditja nuk ka qenë e fortë dhe nuk ka asnjë raportim për dëme.

Epiqendra, ndryshe nga së fundmi që ka qenë intensivisht në Durrës dhe zonat përreth, këtë radhë është zhvendosur.

Sipas IGJEUM tërmeti ka pasur epiqendrën 19 kilometër në Jug Perëndim të Kukësit në një thellësi prej 26 kilometra.