Terroristë të ushqimit: Do hedhim helm në kafe dhe ëmbëlsira! Mes tyre Lavazza dhe Barilla Terroristë të ushqimit: Do hedhim helm në kafe dhe ëmbëlsira! Mes tyre Lavazza dhe Barilla
Do helmohen ushqimet nëse nuk paguhen 300 mijë euro në një llogari elektronike brenda 20 majit. Është ky kërcënimi i bërë në letër me... Terroristë të ushqimit: Do hedhim helm në kafe dhe ëmbëlsira! Mes tyre Lavazza dhe Barilla

Do helmohen ushqimet nëse nuk paguhen 300 mijë euro në një llogari elektronike brenda 20 majit. Është ky kërcënimi i bërë në letër me zarf për gjashtë kompani të njohura italiane, që prodhojnë kafe dhe ëmbëlsira, shoqëruar edhe me pluhur të dyshimtë brenda.

Letrat të nisura që të gjitha nga Grad në Belgjikë, mbërritën javën e kaluar në gjashtë kompani të njohura në Lavazza të Torino, Ferrero të Alba, Vergnano të Santena, Balocco të Fossano, Illy të Trieste dhe Barilla në Parma.

Nuk përjashtohet që edhe kompani të tjera të kenë marrë zarfa të tillë, por deri më tani vetëm këto gjashta kanë bërë denoncim, lidhur me kërcënimin e shkruar në gjuhën angleze.

“Nëse nuk na paguani, do të helmojmë produktet tuaja me oleandrin, një substancë që shkakton të vjella, diarre, por edhe aritmi dhe arrest kardiak. Siç mund ta dini është shumë e thjeshtë të fusësh pak helm pluhur ose lëng në produktet tuaja në supermarkete. E imagjinoni dot dëmin që do të pësoni nëse klientët tuaj do vdesin të helmuar? Nuk jemi terroristë dhe as të sëmurë mendorë, jemi njerëz të biznesit. Kështu duam 300 mijë euro, të cilat duhen paguar brenda 20 majit”, thuhet në letër, shkruan noa.al.

Kur letra mbërriti në kompaninë Lavazza të premten e kaluar, shtatë punonjës u vunë në izolim, ku ju kryen analizat për shkak të pluhurit në zarf, i cili nuk rezultoi oleandrin.

Por kërcënimi nuk është nënvlerësuar kështu që pesë prokurori, ato të Torino, Asti, Cuneo, Parma dhe Trieste, kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al