Terroristi i Zelandës së re e transmetoi live në Facebook masakrën, vjen reagimi i rrjetit më të madh social në botë Terroristi i Zelandës së re e transmetoi live në Facebook masakrën, vjen reagimi i rrjetit më të madh social në botë
Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka reaguar menjëherë pas sulmit të sotëm në Zelandë të Re, ku një sulmues la të... Terroristi i Zelandës së re e transmetoi live në Facebook masakrën, vjen reagimi i rrjetit më të madh social në botë

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka reaguar menjëherë pas sulmit të sotëm në Zelandë të Re, ku një sulmues la të vdekur 41 persona në një Xhami në qytetin ChristChurch.

Përveç ngushëllimeve që kanë dërguar për familjarët e viktimave, Facebook, është zotuar se do të mbyll llogarinë e sulmuesit që e identifikon veten si Berton Tarrent, shkruan, Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Kjo pasi që sulmuesi e ishte lidhur drejtpërdrejtë me video në ‘Facebook’, derisa po e kryente aktin e tmerrshëm.

Përfaqësuesja e ‘Facebook’ në Zelandën e Re, Maria Garlick, në një email për Bussines Insider ,a shprehur ngushllimet për familjarët.

“Zemrat tona janë sot me viktimat, familjet e tyre dhe komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se si Policia kishte njoftuar ‘Facebook’ pasi kishte parë videon live.

“Policia e Zelandës së Re na alarmoi për një video në facebook, dhe ne shpejt e hoqëm nga llogaritë e Facebook-ut dhe Instagram’, ka shtuar Garlick.

Ajo ka treguar se janë duke fshirë edhe çfarëdo komenti që bëhet në mbështetje të këtij krimi.

“Ne do të punojmë drejtpërdrejtë me Policinë e Zelandës së Re, pasi hetimet e tyre do të vazhdojnë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Sulmuesi kishte pritur ditën e premte për të kryer aktin e tmerrshëm, pasi në këtë ditë myslimanët ishin grumbulluar në Xhami për t’u falur.

Para se të kryente sulmin, në videot e publikuara, Tarrent kishte dëgjuar këngë të nacionalistëve serb, ku përmendej edhe Radovan Karagjiqi.

E gjithë ngjarja kishte filluar rreth orë 13:00. Ndaj gjithë këtij sulmi, edhe krerët e institucioneve të Kosovës duke dënuar aktin.