Thaçi dënohet me 3 vite burgim, kështu reagon partia e tij! Thaçi dënohet me 3 vite burgim, kështu reagon partia e tij!
Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se vendimi i sotëm i gjykatës për kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi është një sinjal i qartë se segmentet e... Thaçi dënohet me 3 vite burgim, kështu reagon partia e tij!

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se vendimi i sotëm i gjykatës për kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi është një sinjal i qartë se segmentet e caktuara te errëta në këtë shtet jo që janë aktive por me vendime të këtilla në formë të kësaj gjykate paralajmërojnë pengesë serioze për demokratizimin e mirëfillte si dhe rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike.

Partia Demokratike Shqiptare përkujton se këta struktura që fatkeqësisht ende janë të brumosura në institucionet shtetërore si cak të tyre gjithmonë e kanë pasur kryetarin e PDSH-së Menduh Thaci, i cili në vazhdimësi survejohej, përndiqej mandej përfshirë edhe tentimin për likuidim fizik te tij.

Argumente për këtë janë dosjet voluminoze të shërbimeve sekrete, me mijëra faqe, 3 të tilla në periudha të ndryshme pas vitit 1990 e deri më sot.

PDSH është e bindur se Kryetari i saj Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshëm dhe se do të ndjek gjithë instancat gjyqësore për ta dëshmuar pafajësinë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Ne, jo vetëm qe nuk dekurajohemi nga këto goditje të strukturave të caktuara te errëta por do të vazhdojmë me fanatizëm të luftojmë për interesat e shqiptarëve, demokratizimin e mirëfilltë dhe hapërimin e sigurt drejt strukturave euro atlantike, thuhet në komunikatën e PDSH-së.