Thaçi mirëpret miratimin e Rezolutës e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë Thaçi mirëpret miratimin e Rezolutës e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e gjenocidit serb. Thaçi ka thënë se rezoluta... Thaçi mirëpret miratimin e Rezolutës e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e gjenocidit serb.

Thaçi ka thënë se rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, tani duhet gjetur mënyra e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë.

Postimi i plotë:

E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë.