Thaçi sot raporton për deportimin e gjashtë shtetasve turq Thaçi sot raporton për deportimin e gjashtë shtetasve turq
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është ftuar që të raportojë para komisionit hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, raporton Gazeta Express. Deputetët... Thaçi sot raporton për deportimin e gjashtë shtetasve turq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është ftuar që të raportojë para komisionit hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, raporton Gazeta Express.

Deputetët kanë caktuar këtë datë, pasi që ditë më parë, presidenca kishte bërë të ditur se Thaçi nuk mund të shkonte për atë ditë.

Zyra e presidencës kishin kërkuar që raportimi të shtyhet për sot.

Thaçi, sot pritet të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

Ngjarja pritet të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 13:00.