Toka prej 7 hektarësh fut në debat Hazirin me ministrin Berisha Toka prej 7 hektarësh fut në debat Hazirin me ministrin Berisha
Edhe sot në Kuvendin e Kosovës u ngrit çështja për ndarjen e parcelës 7.3 hektarë për ndërtimin e Kampusit Universitar “Kadri Zeka” në Gjilan... Toka prej 7 hektarësh fut në debat Hazirin me ministrin Berisha

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës u ngrit çështja për ndarjen e parcelës 7.3 hektarë për ndërtimin e Kampusit Universitar “Kadri Zeka” në Gjilan e cila po kundërshtohet nga Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, shkruan Ndërtimi.info.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje të parit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri që të ulën dhe të bëjnë një zgjedhje, por kontakti me të kishte qenë i pamundur.

Haziri i kontaktuar nga Media Ndërtimi.info tha se nuk ka pranuar të diskutojë për këtë çështje sepse ky vendim është akt i kryer dhe se për vendim final nuk ka pse diskutohet.

“Zgjidhja është me vendim të Qeverisë. Vendimi i Qeverisë i nënshtrohet Kuvendit Komunal dhe është akti i kryer. Aktvendimi është i kryer nuk mundet me diskutu për një vendim final dhe nuk ka ushtri mbi jetën civile në Kosovë. Për këtë vendosin autoritetet civile, politike dhe institucionale. Nuk kemi pse me diskutu për një vendim që është i kryer. Vendimi është i Kuvendit Komunal të Gjilanit i cili është i konfirmuar edhe është dhënë nga Qeveria e Kosovës. Çka ka me u diskutu tash”, tha Hazri për Media Ndërtimi.info

Ndërsa rreth kësaj ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha në pyetjen e deputetes Valentina Bunjaku-Rexhepi që vie nga radhët e LDK-së është shprehur se që nga viti 2009-të në këtë hapësirë është vendosur batalioni i tretë i brigadës reagim i shpejtë e në të cilën hapësirë janë bërë investime milionëshe. Ai po thotë se arsyeja e shkresës për pezullimin e vendimit të Qeverisë për ndarjen e parcelës 7.3 hektarë tokë është bërë që bashkërisht me Kuvendin Komunal të Gjilanit të bëhet një zgjedhje më të mirë.

“Batalion i tretë është i vendosur që nga viti 2009-të në këtë hapësirë janë bërë shumë investime milionëshe dhe arsyeja pse ne e kemi bërë shkresën ka të bëjë që ne bashkërisht të gjejmë një zgjedhje e cila do të jetë edhe në pajtim edhe me Kuvendin Komunal të Gjilanit por ta shqyrtojmë që ta bëjmë zgjedhjen më të mirë që do të jetë edhe në favor të FSK-së. Deri atëherë mendoj se duhet analizuar mirë këto fakte është një hapësirë strategjike për FSK-në he në të njëjtën kohë ne kemi ofruar gatishmëri që ta gjejmë zgjedhjen adekuate”, tha Berisha në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Bunjaku-Rexhepi po thotë se kjo hapësirë nuk është e përshtatshme as për FSK-në, shkak i ndërtesave të larta që janë përreth saj.

“Kemi parasysh për momentin ku qëndron FSK-ja ajo hapësirë është e papërshtatshme edhe për FSK-në sepse ka ndërtime të larta aty përreth dhe helikopterët në rast se ka nevojë nuk mund të zbresin aty për shkak ndërtimit të lartë”, tha Bunjaku-Rexhepi.

Tutje deputetja ka pyetur ministrin Berisha se cilët janë masat konkrete që do të ndërmarrin që kjo çështje të zgjidhet në afat kohor më të shpejt duke ritheksuar edhe propozimin që FSK mund të vendoset në hapësira më të mira edhe në një pjesë të Kamenicës.

Berisha replikoi duke thënë se një vendim si ky kishte marr përgjigje negative edhe në kohën kur ministri i FSK-së vinte nga partia e saj, pra nga LDK. Megjithëkëtë ai theksoi që për këtë duhet të bëhet analizë.

“Duhet ta kemi parasysh që hapësira për të cilën bëhet fjalë është pronë e ish Armatës Jugosllave. Komuna e Gjilanit deri më tani e ka marr edhe hapësirën ku ka qenë domi i ish-Armatës jugosllave dhe hapësirën ku ka qenë mbrojtja territoriale ku tani është Kuvendi Komunal dhe ne duhet ta vlerësojmë në aspektin strategjik. Nuk jemi ne kundër që kjo hapësirë të shfrytëzohet për Kampusin Universitar por ne duhet ta analizojmë hapësirën strategjike se a është e rëndësishme për FSK-në apo për Kampusin. Se kemi ftuar disa herë kryetarin Lutën por si duket ka problem me telefonin”, tha Berisha.

Derisa për këtë çështje ministri Berisha replikon në Kuvend me deputeten Bunjaku-Rexhepi, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri për Media Ndërtimi.info tha se Universiteti “Kadri Zeka” i ka mjetet me të cilat do ta bëjnë studimin e tokës ku pritet të filloj të bëhet projekti me detaje për ndërtim.

“Tash Universiteti Kadri Zeka i ka mjetet, ata e bëjnë studimin e tokës edhe fillon të bëhet projekti detaj për ndërtim”, përfundoi Haziri.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 19-të, ka miratuar vendimin për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ndarja e parcelës vie në përputhje me Planin Rregullues Urban të miratuar nga Kuvendi Komuna i Gjilanit në vitin 2013.