“Top-Lista” e blerjeve, mbrojtësi interist objektivi kryesor i Juventusit “Top-Lista” e blerjeve, mbrojtësi interist objektivi kryesor i Juventusit
Mbrojtësi 24-vjeçar i Interit, Milan Skriniar, është objektivi kryesor i Juventusit për merkaton e verës. Sipas “Calciomercato”, mbrojtësi sllovak mund të lërë Interin dhe... “Top-Lista” e blerjeve, mbrojtësi interist objektivi kryesor i Juventusit

Mbrojtësi 24-vjeçar i Interit, Milan Skriniar, është objektivi kryesor i Juventusit për merkaton e verës. Sipas “Calciomercato”, mbrojtësi sllovak mund të lërë Interin dhe të luajë me kampionët e Italisë. Juventusi është në kërkim të lojtarëve të rinj dhe të talentuar për mbrojtjen, duke parë se Barzagli është 38 vjeç, Chiellioni 35 dhe Bonucci 32 vjeç. Pra, ata janë në fundin e karrierës së tyre dhe duhen zëvendësuar me lojtarë të rinj, por gati për të luajtur për një ekip të madh si Juventusi.

hi-res-34f333850d2600e6d8618919b79e9da2_crop_north

Skriniar është në sezonin e tij të dytë me Interin (62 ndeshje e 4 gola), një lojtar që luan gjithnjë titullar për skuadrën zikaltër. Për Juventusin është njeriu i përshtatshëm për të luajtur me fanellën bardhezi, duke qenë se ka përvojë si në Serinë A ashtu dhe në Champions League. Ky nuk duket një operacion i lehtë, duke qenë se drejtori sportiv Beppe Marotta nuk ka ndërmend të heqë dorë nga njëri prej lojtarëve më të mirë të Interit. Gjithsesi, para një oferte të mirë gjithçka mund të ndodhë…