Tottenhamit i troket oferta zyrtare për yllin e tyre, pritet reagimi i lojtarit Tottenhamit i troket oferta zyrtare për yllin e tyre, pritet reagimi i lojtarit
Raporti i RMC Sport thotë se Tottenhami ka arritur një marrëveshje në vlerë 30 milionë funte për të shitur Mousa Dembele në një klub... Tottenhamit i troket oferta zyrtare për yllin e tyre, pritet reagimi i lojtarit

Raporti i RMC Sport thotë se Tottenhami ka arritur një marrëveshje në vlerë 30 milionë funte për të shitur Mousa Dembele në një klub kinez këtë verë, transmeton Sovrani.info.

Mesfushori ka qenë i lidhur me një varg të klubeve nga Serie A në javët e fundit, por problemi ka qenë gjithmonë i njëjtë. Tottenham kanë kërkuar më shumë nga shitja se sa ata që janë të intereesuarit ishin përgatitur, ose janë në gjendje të paguajnë.

Ndërsa është deklaruar si fakt se një klub kinez ka ofruar shumën e kërkuar, dhe Tottenham e ka pranuar marrëveshjen në parim, emri i atij klubi nuk është bërë i ditur ende.

Tani vendimi i takon Dembeles dhe është menduar se ai do të presë deri në fund të Kupës së Botës përpara se të vendosë ndonjë gjë. Jo vetëm që mesfushori i Spurs dëshiron të përqëndrohet në detyrën me Belgjikën, por gjithashtu dëshiron të shohë se çfarë oferta të tjera shfaqen gjatë javëve të ardhshme.

Agjenti i lojtarit thuhet të jetë ‘hetues’ i tregjeve të tjera dhe duke parë atë që do të jetë në dispozicion për Dembelen për të zgjedhur. /Sovrani.info/