Transport i drogës me dron në burgjet e Shqipërisë Transport i drogës me dron në burgjet e Shqipërisë
Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe... Transport i drogës me dron në burgjet e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

Burimet zyrtare raportojnë se dronit të sekuestruar iu gjetën të lidhura 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë. Raportohet se janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, ku në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit.

Si u zbulua droni me drogë?
Në orët e vona të mbrëmjes, në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron, duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës, të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut në një distancë 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje; Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër dhe Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze ,Malësi e Madhe, Shkodër.

Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”.

dron

dron