Tre gjigantë pas Hysajt

Sport 23 March, 2016, 20:57

Elseid Hysaj është aktualisht lojtari i sezonit në kampionatin italian duke u bërë ndër më të mirët në rolin e tij. Mbrojtësi shkodran ka...

Elseid Hysaj është aktualisht lojtari i sezonit në kampionatin italian duke u bërë ndër më të mirët në rolin e tij.

Mbrojtësi shkodran ka zhvilluar një sezon fantastik me fanellën e Napolit duke tërhequr kështu vëmendjen e disa ekipeve evropiane, përcjellë Sovrani.info.

Menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi ka thënë për “Radio KDF”, se tre klube të mëdha kanë shfaqur interes për shërbimet e shqiptarit.

“Unë mendoj që janë dy –tre klube të mëdha europiane, një gjerman dhe spanjoll që kanë shfaqur interes për të, por nuk e di për cilat ekipe bëhet fjalë”.

“Rinovimi? Kontratën e Hysajt nuk e kam bërë unë, shifrat janë, por ai ka akoma punë për të bërë për tu rritur në nivele të tjera. Nuk kam nevojë të flas me Giuntolin për rinovimin e kontratës me Napolin, pasi gjithçka do të ndodhë në momentin e duhur”.

“Ofertat? “Napoli duhet ti marrë në konsideratë ofertat që kanë ardhur për Hysajn. Por futbollisti nuk dëshiron të dijë asgjë rreth tyre, nuk do të flasë për merkaton e aq më pak për lekët, pasi për momentin është i përqendruar te ekipi i tij”./Sovrani.info