Tri gjenerata me të njëjtin fustan nusërie (FOTO) Tri gjenerata me të njëjtin fustan nusërie (FOTO)
Harold Traver kishte nderin që t’i përcillte tre gra në altar: së pari gruan e tij Phyllis Jo Raymond, vajzën e tij të madhe... Tri gjenerata me të njëjtin fustan nusërie (FOTO)

Harold Traver kishte nderin që t’i përcillte tre gra në altar: së pari gruan e tij Phyllis Jo Raymond, vajzën e tij të madhe Susan Kay Traver dhe së fundmi mbesën e tij, Julia Cain.

Por ajo që është më e veçanta në këtë histori, është se të tre gratë kishin të veshur të njëjtin fustan nusërie.

Kur Julia planifikonte të martohej e dërgoi fustanin e gjyshesh së saj në pastrim kimik në mënyrë që të bëhej prapë i bardhë dhe pas disa intervenimeve ajo vendosi që ta vesh atë.

Julia veshi të njëjtin fustan që gjyshja e saj e kishte veshur para 63 vitesh e nëna e saj para 33 viteve.

“Gjyshja ime ka një shije fantastike dhe nuk më surprizën që ky fustan mund të veshet prapë pavarësisht që është bërë në vitet 1950”.

Por, ndoshta Julia nuk do të jetë gruaja e fundit e kësaj familje që e vesh këtë fustan në ditën e dasmës.

“Do më pëlqente që ndonjë vajzë e ndonjë anëtari të familjes ta vesh prapë këtë fustan”.

FUSTANI

fustani2

fustani3

fustani4

fustani6