“Tri veprimet që Kosova duhet t’i bejë menjëherë ndaj Serbisë” “Tri veprimet që Kosova duhet t’i bejë menjëherë ndaj Serbisë”
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është në arrest pasi sipas tij kemi një qeveri të... “Tri veprimet që Kosova duhet t’i bejë menjëherë ndaj Serbisë”

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është në arrest pasi sipas tij kemi një qeveri të padijshme dhe të paaftë.

“Kjo qeveri nuk ka asnjë arsye të qëndrojë në pushtet. Një qeveri që nuk i del krah një lideri atëherë nuk duhet të qëndrojë në pushtet”.

“Mustafa e dënonte ashpër arrestimin e Haradinajt. Kjo tregon paaftësinë e kësaj kaste politike që drejton me vendin”.

Sejdiu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që duhet të rivendoset menjëherë sovraniteti i Kosovës në të gjithë territorin.

“Janë të gatshëm që ta lënë një Serbi që ka qenë agresive që përsëri të jetë agresive. Zoti Haradinaj sot është në arrest sepse kemi një qeveri të padijshme, jo që Serbia po e bën mirë punën e saj”.

“Kemi 73 marrëveshje, ku 71 prej tyre nuk janë të zbatuara. Reciprocitet i menjëhershëm, ndalim i dialogut dhe menjëherë rivendosje e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin”, ka thënë Sejdiu.