Tronditëse: Adoleshentja publikon fotot se si është rritur nga nëna e droguar Tronditëse: Adoleshentja publikon fotot se si është rritur nga nëna e droguar
Një vajzë 17 vjeçe ka ndarë fotografitë tronditëse të fëmijërisë së saj, të cilat vënë në sipërfaqe realitetin e rritjes së fëmijëve nga një... Tronditëse: Adoleshentja publikon fotot se si është rritur nga nëna e droguar

Një vajzë 17 vjeçe ka ndarë fotografitë tronditëse të fëmijërisë së saj, të cilat vënë në sipërfaqe realitetin e rritjes së fëmijëve nga një nënë e droguar.

Adoleshentja nga Idaho, ka postuar albumin shkatërrues të familjes në Reddit dhe Imgur këtë javë së bashku me detajet që i është dashur të kalojë ajo vetë dhe 4 vëllezërit e motrat e saj.

“Unë këtu jam 18 muajshe”, shkruan tek një foto që adoleshentja ka qenë e shtrirë në një dhomë të ndotur dhe të mbushur me sende që shërbejnë për përgatitjen e drogës.

“Po, këto që shihni tek dritarja janë gjilpëra dhe po kështu dukej e gjithë shtëpia”, vazhdon të rrëfejë 17-vjeçarja.

Një tjetër foto tregon motrën e saj në moshë të vogël, e cila po rri në dyshemenë e mbuluar me rroba të ndotura dhe plehra të hedhura gjithandej. Një tjetër imazh shfaq kuzhinën e familjes, e cila më shumë është e mbushur me ilaçe se sa me ushqim.

Vajza shpjegoi se fotografitë ishin bërë nga vëllai i saj, atë kohë 16 vjeç dhe imazhet e tmerrshme ia tregoi mësuesit të tij në shkollë. Ky i fundit telefonoi Shërbimin e Mbrojtjes ndaj fëmijëve dhe ata u larguan prej nënës së droguar.

Publikimi i fotove ka pasur reagime të shumta në lidhje me jetesën e frikshme që bënin vogëlushët me nënë e droguar.