Tumori mund të zbulohet dhe nga lëngu i pështymës Tumori mund të zbulohet dhe nga lëngu i pështymës
Mund të revolucionarizojë zbulimin e hershëm të testimit të ri për tumoret, në të cilën nga një pikë e vetme pështyme ju jep mundësinë... Tumori mund të zbulohet dhe nga lëngu i pështymës

Mund të revolucionarizojë zbulimin e hershëm të testimit të ri për tumoret, në të cilën nga një pikë e vetme pështyme ju jep mundësinë të keni një rezultat brenda 10 minutave dhe kushton më pak se 20 euro.
Bëhet fjalë për të ashtëquajturën “biopsia e lëngshme”, e cila mund të zbulojë fragmente të AND-së së tumorit.

Për të prezantuar detajet e këtij ekzaminimi të ri, ishte David Wong i Universitetit të Kalifornisë, në Los Angeles, gjatë konferencës së Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkëncës (AAAS).

Aktualisht është në studim dhe eksperimentim biopsi të tjera të lëngshme që zbulojnë kancerin e gjakut. “Nëse tumori qarkullon në gjak apo në pështymën e një personi, ky test do ta zbulojë. Shërben vetëm një pikë pështyme dhe ne mund të kemi rezultatet në rreth 10 minuta”, shpjegon Wong.

Ekzaminimi është 100 % i besueshëm, siguron Wong, dhe mund të bëhet në zyrën e mjekut, farmaci apo në shtëpi.

Deri më tani testi i pështymës ka treguar saktësi në kancerin e mushkërive. Sipas Wong miratimi për kryerjen e testit duhet të mbërrijë brenda dy viteve, dhe do të jetë në dispozicion në Britaninë e Madhe për katër vjet.

Biopsia e lëngut të pështymës mund të jetë celësi i zbulimit të hershëm të kancereve të ndryshme, të tilla si pankreasi.