“Tung”, formë e saktë apo e gabuar e gjuhës shqipe? “Tung”, formë e saktë apo e gabuar e gjuhës shqipe?
Në gjuhën e të rinjve dhe të nxënësve përdoret “Tung!”, te një shtresë e njëjtë e shqipfolësve “Tungat!” dhe te shtresa e më të... “Tung”, formë e saktë apo e gabuar e gjuhës shqipe?

Në gjuhën e të rinjve dhe të nxënësve përdoret “Tung!”, te një shtresë e njëjtë e shqipfolësve “Tungat!” dhe te shtresa e më të vjetërve “Tunjatë!”. A janë këto forma të sakta dhe kur duhet të përdoren?

Në gjuhën e të rinjve dhe të nxënësve përdoret “Tung!”, te një shtresë e njëjtë e shqipfolësve “Tungat!” dhe te shtresa e më të vjetërve “Tunjatë!”.

A janë këto forma të sakta dhe kur duhet të përdoren?

Format e paraqitura nuk janë aspak të sakta. Forma më e drejtë është përshëndetja e lashtë shqipe “Tungjatjeta!”. “Tungjatjeta!”, sipas gjuhëtarëve, është shkurtim i brendshëm nga “T’u ngattë jeta!” ose “T’u zgjattë jeta!”.

Në ligjërimin tonë të përditshëm, në të folur e në të shkruar, e përdorim shpesh shprehjen pasthirrmore “Tung!” në fund të një bisede me dikë. “Tung!” është formë krejtësisht e gabuar, por nëse përdoret është më e drejtë të përdoret në fillim të bisedës dhe jo në fund të saj.

Formë e gabuar: Tung!Formë e drejtë: Tungjatjeta!

PASSHKRIMFGjSSh-ja, sqaron:

TUNGJATJETA

1. Përdoret si përshëndetje kur takohemi me dikë, me kuptimin «t’u zgjattë jeta»! Tungjatjeta, si je?

2. Përdoret kur duam ta bëjmë bisedën të thjeshtë e të ngrohtë ose kur duam të qesëndisim. Tani, or tungjatjeta, s’ka më kisha a xhami. Jo, or tungjatjeta, s’kam ngenë. Pse, or tungjatjeta, pak të kanë ndihmuar?