U ndanë, por Robert Berisha sërish i afërt me Nora Istrefin! U ndanë, por Robert Berisha sërish i afërt me Nora Istrefin!
Ka dy javë që Robert Berisha dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund lidhjes 13 vjeçare. Ishte Robert Berisha ai i cili dha lajmin... U ndanë, por Robert Berisha sërish i afërt me Nora Istrefin!

Ka dy javë që Robert Berisha dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund lidhjes 13 vjeçare.

Ishte Robert Berisha ai i cili dha lajmin përmes një postimi të bërë në Instagram, ku tha se mes tyre kishte mbaruar dashuria, por që do vazhdojnë të jenë shokë deri në fund të jetës.

E duket se vërtetë ashtu po ndodhë!

Mëngjesin e sotëm ai ka marrë Reneenë për ta kaluar ditën me të, duke qenë se e vogëla jeton me Nora Istrefin, në shtëpinë ku jetuan për shumë vite së bashku.

Këto ditë Robert Berisha u lakua në media për lidhjen me një modele nga New York, por këngëtari e mohoi një gjë të tillë, ku u shpreh se thjesht e njihte./GazetaBlic