U prezantua te Real Madrid, francezi “spiunon” për Pogba dhe Mbappe U prezantua te Real Madrid, francezi “spiunon” për Pogba dhe Mbappe
Alphonse Areola u prezantua këtë të premte si futbollisti i ri i Real Madrid, në huazim nga Paris Saint-Germain. Ndër të tjera, gjatë konferencës... U prezantua te Real Madrid, francezi “spiunon” për Pogba dhe Mbappe

Alphonse Areola u prezantua këtë të premte si futbollisti i ri i Real Madrid, në huazim nga Paris Saint-Germain.

Ndër të tjera, gjatë konferencës për mediat ai u përgjigj edhe në lidhje me interesimin e gazetarëve mbi shanset që dy shokët e tij të përfaqësueses së Francës, Paul Pogba dhe Kylian Mbappé, të bashkohen me portierin francez, kësaj here te Los Blancos.

“Nuk kam komunikuar me Paul sepse ishte i dëmtuar në grumbullimin e fundit me kombëtaren. E njoh shumë mirë dhe ka qenë gjithmonë kapiteni im me Francën. E thënë kjo, çdokush ndjek rrugëtimin dhe historinë e vet”, u shpreh portieri francez.

“Mbappe? E vetmja gjë për të cilën kemi folur kishte të bënte me rikuperimin e tij nga dëmtimi. Në të ardhmen do të shihet gjithçka”, deklaroi Areola, ish-portieri i PSG, tashmë transferuar te Real Madrid.