U bë yll nën drejtimin e tij, Guidolin i tregon Interit “sekretet” e Sanchez U bë yll nën drejtimin e tij, Guidolin i tregon Interit “sekretet” e Sanchez
Herën e fundit që Alexis Sanchez luajti një ndeshje në Serie A, ishte 22 maji 2011. Atë ditë regjistrohej barazimi 0-0 në Friuli, mes... U bë yll nën drejtimin e tij, Guidolin i tregon Interit “sekretet” e Sanchez

Herën e fundit që Alexis Sanchez luajti një ndeshje në Serie A, ishte 22 maji 2011. Atë ditë regjistrohej barazimi 0-0 në Friuli, mes Milanit dhe Udinese. Ishte një sezon i bujshëm për këtë të fundit, me “amurtarin” kryesor Di Natale, ku spikasin toret në transfertë ndaj Torinos dhe Napolit, rezultatet 7-0 në Palermo, 4-0 në Cagliari. Kiliani do ta rillojë Serie A nga Udinese, të shtunën. Të gjithë kanë ndryshuar nga ajo kohë. Tek Interi, vetëm Ranocchia ka mbijetuar, ndërsa te Udinese e atëhershme, së bashku me kilianin luanin Handanovic dhe Asamoah. Francesco Guidolin ishte në stol. Guidolin, a jeni i befasuar kur i shihni tre lojtarë të Udinese tuaj tek Interi, pas gati 10 vjetësh? Nuk është çudi që ata janë në një klub të shkëlqyer dhe kanë bërë një karrierë tëmrekullueshme. Unë kam pasur një ekip të shkëlqyer, me shumë të rinj. E lluam keq, me 4 humbje, pastaj morëm “uturimin”. Morëm rezultate të mëdha, ndërsa cilësia e grupit ishte absolute. Natyrisht, spikasnin edhe këta të tre, që sot janë pjesë e Interit. Ai ishte viti më i mirë i Sanchez, me 12 gola. Si mund ta marrësh më të mirën nga sulmuesi kilien? Gjëja themelore është roli. Ai mund të luajë nga jashtë në modulin 4-3-3, mund të bëjë edhe “pykën” parë, por vendi i tij ideal është si “trekuartist”. Në atë pozicion u bë shkatërrues për kundërshtarët. Asokohe, ne luajtëm pa pikë referimi. Por te Manchester United u bllokua. Çfarë lojtari do të shohin tifozët e Interit? Unë nuk e di se çfarë ndodhi me të te Manchester United. Në vitet e tij të para tek Arsenali pashë lojtarin që dëshironte të bëhej më i forti në botë. Aty ishte gjithmonë i përulur. Me siguri, paratë dhe suksesi nuk e ndryshuan atë. Gjithmonë me pasion, mjaft i dobishëm për skuadrën, ai kurrë kursehej në stërvitje. Si do të funksionojë me Lukakun? Shkëlqyeshëm. Me Di Natale ai gjithmonë luante topin tokazi, duke krijuar trekëndësha të shpejtë. Lukaku di të komportohet, gjithashtu ka fuqi zike. Nëse të dy i shfrytëzojnë maksimalisht potencialet, ata janë dueti më i mirë sulmues dhe më i rrezikshëm në Serie A. Handanovic është bërë udhëheqës dhe kapiten. E prisnit? Samir më kujtohet mjaft i heshtur, por i vendosur. Në moshën 25-vjeçare, ai drejtonte tërë mbrojtjen. Në nivelin teknik është përmirësuar nga viti në vit. Ai është ndër portierët më të fuqishëm në botë. Të bëhesh kapiten tek Interi është dëshmi e një pjekurie të një lojtari inteligjent. Me zhvillimet në merkaton e kësaj vere, a është ngushtuar hendeku mes Interit dhe Juves? Bardhezinjtë e llojnë gjithmonë si më favoritët, por përshtypja është se Interi është pak më afër. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë ndryshuar, kanë ardhur dy të tjerë shumë të mirë. Po ashtu, mjaft lojtarë cilësorë kanë mbërritur. Një thelb, Juve duhet ta dëshmojë veten jashtë Serie A. Interi mund t’i përmirësojë rezultatet tashmë të mira të sezonit të kaluar. Spalletti pati bërë një punë të shkëlqyeshme. A do t’ju shohim përsëri në pankinë? Nuk më kanë munguar ofertat, por diçka stimuluese është e nevojshme për t’u kthyer.