Ujkani vazhdon shkëlqimin te Latina Ujkani vazhdon shkëlqimin te Latina

Ujkani vazhdon shkëlqimin te Latina

Sport 20 February, 2016, 11:42

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani vazhdon të shkëlqejë në Serinë B italiane, ku është huazuar në janar te Latina. Që prej transferimit... Ujkani vazhdon shkëlqimin te Latina

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani vazhdon të shkëlqejë në Serinë B italiane, ku është huazuar në janar te Latina.
Që prej transferimit të tij, Latina është përmirësuar ndjeshëm dhe pëson shumë pak gola, ashtu si në ndeshjen e sotme, sepse mori një barazim pa gola në Bari, ndaj një rivali që pretendon ngjitjen në Serinë A.

Ndonëse lojën e drejtoi Bari, Latina rezistoi mirë dhe Ujkani ishte në krye të detyrës sa herë u nevojit.

Në bankën rezervë të skuadrës italiane ishte edhe mesfushori 19-vjeçar Romeo Shahinas, por korçari ende nuk ka pasur fatin të zbresë në fushë.

Pas kësaj pike të marrë në udhëtim, Latina tani ngjitët në pozitën e 12-të me 33 pikë, ndërsa qëllimi i tyre është ta zënë njërën nga pozitat 7-8 që do t’i fute në ‘play-off’, për ngjitjen në Serie A.