Ulqini mbulohet nga bora (Foto) Ulqini mbulohet nga bora (Foto)
Qyteti bregdetar i Ulqinit është përfshirë nga reshje të borës mbrëmjen e së mërkurës. Kalaja e Ulqinit por edhe i tërë qyteti është zbardhur... Ulqini mbulohet nga bora (Foto)

Qyteti bregdetar i Ulqinit është përfshirë nga reshje të borës mbrëmjen e së mërkurës. Kalaja e Ulqinit por edhe i tërë qyteti është zbardhur nga bora.

Ciceroni i kalasë dhe fotografi, Ismet Karamanaga nga Ulqini, ka postuar disa fotografi në profilin e tij në facebook ku shihet qyteti i zbardhur nga bora.

Në një prononcim për Indeksonline ai ka thënë se ka katër vite që nuk ka rënë borë në Ulqin.

“Këtu  është bora e rrallë, por sivjet kemi dimër të ftoftë, si në tërë Ballkanin. Mbi 7 ditë është temperatura nën zero, akull në Plazhin e Vogël, në Portmilenë. Këto janë fotot nga Kalaja , në afërsinë e shtëpisë time”, ka thënë Karamanaga.