Umtiti zbulon arsyen kryesore pse Griezmann po e refuzon Barcelonën Umtiti zbulon arsyen kryesore pse Griezmann po e refuzon Barcelonën
Antoine Griezmann nuk ka treguar shenja se është i pakënaqur me vendimin e tij për të hedhur poshtë Barcelonën në favor të qëndrimit në... Umtiti zbulon arsyen kryesore pse Griezmann po e refuzon Barcelonën

Antoine Griezmann nuk ka treguar shenja se është i pakënaqur me vendimin e tij për të hedhur poshtë Barcelonën në favor të qëndrimit në Atletico Madrid verës së kaluar, sipas bashkëlojtarit të tij të Francës Samuel Umtiti, transmeton Sovrani.info.

Gjigantët katalanas tani duken të sigurtë për të rrëmbyer titullin e tyre të La Ligës, por Umtiti mendon se sulmuesi është i lumtur në kryeqytetin spanjoll.

“E di që Antoine është shumë i lumtur në Madrid, po shkon mirë për të, është një ekip që luan për të dhe pas kësaj, në një karrierë ka zgjedhje që mund të marrim dhe se mund të vjen keq”, shpjegoi ai tek Telefoot.

“Por unë e di se ai ndihet mirë atje, mund të luajë në çdo klub në të gjithë botën për shkak të cilësive të tij, qoftë në Barcelonë apo gjetkë, dhe të jetë i lumtur dhe i suksesshëm. Gjithsesi unë do të ndihesha krenar nëse ai i bashkohet Barcelonës një ditë”, tha në fund Umtiti.  /Sovrani.info/