Vajza nga Mitrovica performon përkrah tenorit të famshëm Placido Domingo Vajza nga Mitrovica performon përkrah tenorit të famshëm Placido Domingo
Për këtë paraqitje skenike, vetë Elbenita Kajtazi ka thënë për KultPlus se këtë koncert e konsideron më të veçantin, për faktin se do të... Vajza nga Mitrovica performon përkrah tenorit të famshëm Placido Domingo

Për këtë paraqitje skenike, vetë Elbenita Kajtazi ka thënë për KultPlus se këtë koncert e konsideron më të veçantin, për faktin se do të këndojë përkrah tenorit të famshëm Placido Domingos dhe sopranos së mirënjohur Sonya Yoncheva.

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, e cila viteve të fundit është duke bërë karrierë në vende të ndryshme të Evropës, sonte do të paraqitet në skenën e Salzburger Festspiele, por e veçanta e mbrëmjes së sotme është se sopranoja kosovare do të ndajë skenën bashkë me tenorin e famshëm botëror, Placido Domingo.

Në shfaqjen opersitike “Thais”, të Jules Massenet, Domingo do të paraqitet në rolin e Athanael, kurse Elbenita Kajtazi në atë të Crobyle. Shfaqja opersitike do të përcillet nga Kori i Filharmonisë së Vjenës.
Për këtë paraqitje skenike, vetë Elbenita Kajtazi ka thënë për KultPlus se këtë koncert e konsideron më të veçantin, për faktin se do të këndojë përkrah tenorit të famshëm Placido Domingos dhe sopranos së mirënjohur Sonya Yoncheva. Shfaqja opersitike do të mbahet në sallën koncertale të Salzburger Festspiele “Grosses Festspielhaus”./KultPlus.com