Vajza që sot mund të ishte gruaja e bin Ladenit, rrëfen historinë e saj Vajza që sot mund të ishte gruaja e bin Ladenit, rrëfen historinë e saj
Një grua myslimane që dikur kishte idhull Osama bin Ladenin dhe donte të ishte një prej grave të tij, ka treguar se si mund... Vajza që sot mund të ishte gruaja e bin Ladenit, rrëfen historinë e saj

Një grua myslimane që dikur kishte idhull Osama bin Ladenin dhe donte të ishte një prej grave të tij, ka treguar se si mund të ishte bërë terroriste. Aisha Novakovich, e cila kishte një poster të bin Laden në dhomë kur ishte adoleshente, filloi të vishte ferexhe kur ishte 14 vjeç për arsye shpirtërore.

“Nëna ime më thoshte që isha kthyer në myslimane fanatike. Në moshën time eksperimentonin me seksin, drogën dhe alkoolin por kjo ishte forma ime e rebelimit”, u shpreh ajo. Në universitet ishte e vendosur të mësonte për sistemet politike të perëndimit në mënyrë që t’i luftonte ato nga brenda. Duke pasur parasysh rrethanat në atë kohë, ajo mund të ishte bashkuar në një prej organizatave terrosite.

“Motrat e mia kanë pasur portrete të grupeve të tjera terroriste, ndërsa unë kisha një poster të bin Laden deri në moshën 19 vjeçare. Ai ishte karizmatik dhe kishte sy të bukur ngjyrë kafe. Në Australi ku unë jetoj, askush nuk e njihte Osama bin Ladenin para sulmeve të 11 shtatorit 2001. Një ditë një shoqja ime kur pa posterin e bin Ladenit më bërtiti me të madhe. Iu ktheva që për mua ai është hero dhe mediat e kanë manipuluar imazhin sic duan vetë. Madje nuk do t’a kisha problem të isha gruaja e tij,” rrëfen Aisha.

Aisha u martua me burrin e saj vitin e kaluar dhe tani është studente e drejtësisë. “Nevoja për të dëgjuar dhe kuptuar të rinjtë tanë është më urgjente se kurrë,” mbyll rrëfimin ajo.