“Vajzat s’më donin sepse isha shqiptar!” Reperi Sin Boy rrëfen vështirësitë që ka kaluar në Greqi “Vajzat s’më donin sepse isha shqiptar!” Reperi Sin Boy rrëfen vështirësitë që ka kaluar në Greqi
Këngëtari shqiptar Agustin Gega, i njohur gjerësisht me emrin e tij të artit “Sin Boy” së fundmi përgjatë një interviste në emisionin “The 2Night... “Vajzat s’më donin sepse isha shqiptar!” Reperi Sin Boy rrëfen vështirësitë që ka kaluar në Greqi

Këngëtari shqiptar Agustin Gega, i njohur gjerësisht me emrin e tij të artit “Sin Boy” së fundmi përgjatë një interviste në emisionin “The 2Night Show” që transmetohet në një televizion grek ka deklaruar publikisht se është rritur në Greqi dhe atje është përballur me racizëm.

Reperi i cili ka bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare Rina për këngën e titulluar “Gigi”, pohoi gjithashtu se femrat nuk e donin për arsyen se ishte shqiptar.

Ndër të tjera ka rrëfyer edhe disa nga vështirësitë me të cilat është hasur kur prindërit e tij vendosën që të emigronin drejt shtetit fqinj.

“Unë kam lindur në Greqi, por me origjinë jam nga Shqipëria. Prindërit e mi erdhën këtu nga Shqipëria. Kaluam vite të vështira, por tani kam të ardhura. Kam kaluar kohë kur haja bukë me vaj dhe me kripë, shqiptarët e kuptojnë këtë. Shumë emigrantë shqiptarë e kanë kaluar këtë fazë, e kam kaluar dhe unë dhe jam krenar që e kam përjetuar sepse më ka bërë më të fortë. Kam përjetuar shumë racizëm në Greqi, vajzat nuk më donin sepse isha shqiptar. Prindërit e tyre ju thonin ‘mos u shoqëro me atë sepse është shqiptar”, ka deklaruar Agustini.

Vlen për t’u theksuar fakti se janë të shumtë në numër shqiptarët të cilët janë përballur me fenomenin e racizmit në Greqi (në vende të tjera të botës gjithashtu) dhe për fat të keq ekziston sot e kësaj dite. /Tv Klan