Valverde: Kjo është pika më e fortë e Manchester United Valverde: Kjo është pika më e fortë e Manchester United
Manchester United kanë diçka speciale në Ligën e Kampionëve dhe Barcelona duhet të jetë e kujdesshme. United kthehet në Camp Nou saktësisht 20 vjet... Valverde: Kjo është pika më e fortë e Manchester United

Manchester United kanë diçka speciale në Ligën e Kampionëve dhe Barcelona duhet të jetë e kujdesshme.

United kthehet në Camp Nou saktësisht 20 vjet që nga koha kur fituan kundër Bayern Munchen në finale në vitin 1999 – përcjell GazetaBlic.

Atë natë, ‘Djajtë e Kuq’ ishin duke humbur me rezultatin 1-0 deri në minutën e 91’të, me Teddy Sheringham dhe pastaj Ole Gunnar Solskjaer – që shënuan në kohën shtesë.

Megjithatë, Valverde pranon se pavarësisht rekordit të Barcelonës në këtë garë, United gjithashtu mburret me një histori të pasur evropiane.

“Manchester United ka një gjë të veçantë: ata fituan një Kupë Evropiane në minutat e fundit në vitin 1999 kështu që ne duhet ta mbajmë këtë në mendje”, tha Valverde.

“E dimë që rivali ynë mund të shkojë shpejt në kundërsulm, kështu që nuk mund ta lejojmë këtë. Ajo që unë i frikësohem është shpirti që ata kanë”, përfundoi ai.