Van Dijk nuk do t’ja dijë për Alisson: “E zëvendëson ai!” Van Dijk nuk do t’ja dijë për Alisson: “E zëvendëson ai!”
Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, mbase më i miri në botë, madje kandidat për të fituar trofeun e “Topit të Artë”, ka qetësuar... Van Dijk nuk do t’ja dijë për Alisson: “E zëvendëson ai!”

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, mbase më i miri në botë, madje kandidat për të fituar trofeun e “Topit të Artë”, ka qetësuar të gjithë mbështetësit e “Të Kuqve” në prag të sfidës ndaj Chelsea-t, për Superkupën e Europës, pavarësisht mungesës së rëndësishme të portierit Alisson.

“E njohim mirë kundërshtarin tonë. Kjo është një ndeshje unike. Mezi presim të luajmë këtë sfidë. Duam të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të japim maksimumin si skuadër. Edhe unë do të tentoj të rritem ende në nivel personal. Mungesa e Alisson? Adrian ka eksperiencën dhe cilësitë për të luajtur këto ndeshje. Do të mendojë ai për të zëvendësuar Alisson”, u shpreh Van Dijk.

“Trofetë individual nuk janë prioriteti im. Duhet të përqendrohem vetëm mbi Liverpool. Pastaj, është e natyrshme që më vjen mirë për faktin që jam përzgjedhur dhe përfshirë mes 10 futbollistëve më të mirë. Nuk e di se cili është mbrojtësi më i mirë në botë sot. Ka shumë futbollistë të shkëlqyer në qarkullim”, deklaroi mbrojtësi holandez i Liverpool, Virgil van Dijk.