Van Gaal: Duhet ta mposhtim Chelsean Van Gaal: Duhet ta mposhtim Chelsean
Menaxheri i Djajve të Kuq beson se skuadra e tij duhet të jetë në formën më të mirë të mundshme në javët në vijim,... Van Gaal: Duhet ta mposhtim Chelsean

Menaxheri i Djajve të Kuq beson se skuadra e tij duhet të jetë në formën më të mirë të mundshme në javët në vijim, ndërsa përgatitet të përballet me Blutë në këtë fundjavë.

Louis van Gaal ka thënë se fitorja ndaj Chelsea të dielën do të ringjallte shpresat e Manchester United për të triumfuar në Premierligë.

Unitedi e pasoi fitoren 3-1 në FA Cup ndaj Derby County me dominimin 3-0 ndaj Stoke City në Old Trafford.

Skuadra e Van Gaal është 10 pikë prapa liderit Leicester City, por menaxheri ka besim se fitorja ndaj skuadrës së Guus Hiddink do t’i rrisë gjasat e skuadrës për triumf në ligë.

“Është gjithmonë më mirë kur fiton dhe atë e bën me dominim”.

“Mendoj se nëse fitojmë ndaj Chelsea, kemi gjasa të mira për titull”.

“Gara nuk ka marrë fund për askënd, as për neve”.