Van Gaal: Nuk jam në presion, Championsi edhe më i largët Van Gaal: Nuk jam në presion, Championsi edhe më i largët
Manchester United pas humbjes kundër Sunderlandi (2-1), ka zbehur edhe më shumë gjasat që të sigurojë një vend që con në Ligën e Kampionëve.... Van Gaal: Nuk jam në presion, Championsi edhe më i largët

Manchester United pas humbjes kundër Sunderlandi (2-1), ka zbehur edhe më shumë gjasat që të sigurojë një vend që con në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, menaxheri i “Djajve të Kuq”, Louis Van Gaal thotë se nuk është nën presion edhe pas disfatës së fundit, edhe pse ai e pranon se kualifikimi për Champions tani është edhe më i vështirë.

“Unë nuk jam në presion. Unë jam duke bërë punën time dhe unë nuk mund të bëjë më shumë”, ka thënë Van Gaal.

“Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është edhe më i largët, ndoshta është më mirë për të vënë bast për fitore në Europa League”, ka deklaruar ai. /KP/