Vdes Bahri Çela, dirigjenti i parë kosovar Vdes Bahri Çela, dirigjenti i parë kosovar
Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë kompozitori, dirigjenti dhe profesori kosovar, Bahri Çela, shkruan Indeksonline. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë... Vdes Bahri Çela, dirigjenti i parë kosovar

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë kompozitori, dirigjenti dhe profesori kosovar, Bahri Çela, shkruan Indeksonline.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kreshnik Çela përmes një postimi në llogarinë Facebook.

Ndryshe Bahri Çela kishte lindur në vitin 1941. Ishte dirigjenti i parë në Kosovë dhe një nga themeluesit e Filharmonisë së Kosovës.

Çela kishte vite që jetonte në Londër.