Vdes regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani Vdes regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani
Ka vdekur në moshën 56 vjeçare regjisori shqiptar, Gjergj Xhuvani, raportojnë mediat në Shqipëri. Xhuvani ishte një regjisor, skenarist, e producent shqiptar. Ai ka... Vdes regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani

Ka vdekur në moshën 56 vjeçare regjisori shqiptar, Gjergj Xhuvani, raportojnë mediat në Shqipëri.

Xhuvani ishte një regjisor, skenarist, e producent shqiptar. Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Romë.

Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë, derisa kishte diplomuar më 1986 në Akademinë e Arteve në Tiranë në Degën e Arteve dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.