Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, premierë në Vatikan Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, premierë në Vatikan
Vepra do të interpetohet nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës. Solistë do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndersa... Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, premierë në Vatikan

Vepra do të interpetohet nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës. Solistë do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndersa teksti është shkruar nga Remzi Limani.

Vepra e kompozitorit të njohur kosovar Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat premierë që do të interpretohet më 3 shtator 2016 në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.

“Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili poashtu do të dirigjon këtë vepër. Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonik. Ndihem shumë i nderuar që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij koncerti, dhe që do jem në mesin e shumë artistëve dhe personalitetëve të njohura mbarë shqiptare”, ka thënë Aliçkaj për KultPlus.
Vepra do të interpetohet nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës. Solistë do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndersa teksti është shkruar nga Remzi Limani.