Veprimi i parë që duhet të bësh nëse të bie celulari në ujë (Video) Veprimi i parë që duhet të bësh nëse të bie celulari në ujë (Video)
Objekti pa të cilin e kemi të pamundur që të bëjmë një moment pa të është celulari. Tanimë ai është bërë pjesë e pandashme... Veprimi i parë që duhet të bësh nëse të bie celulari në ujë (Video)

Objekti pa të cilin e kemi të pamundur që të bëjmë një moment pa të është celulari. Tanimë ai është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, për këtë arsye e mbajmë gjithmonë me vete madje dhe në tualet. Por, mjafton një pakujdesi dhe telefoni mund të përfundojë në WC ose lavaman.

Ja çfarë duhet të bëni në një rast të tillë:

1.Mos humbni toruan, edhe pse të të bjerë telefoni në ujë dy ditë pasi e keni blerë nuk është ajo që do të donit.

2.Fikni telefonin menjëherë, hiqni kartën SIM dhe atë të memories, dhe mundohuni të çmontoni baterinë.

3.Fshini me peshqir pjesët e hapura të celularit.

4.Më pas mbushni një kuti ose enë me oriz. Fusni telefonin brenda në pozicion të pjerrët dhe lëreni për 48 orë, dy ditë. Niseshteja e orizit ka aftësi të përthithë lagështinë dhe të parandalojë dëmtimet e mëtejshme.