Veprimtari, atdhetari e letrari i njohur Adem Demaçi është paraqitur në një përmbledhje të shkurtër nëpërmjet një ekspozite letrare e fotografike të organizuar nga...

Veprimtari, atdhetari e letrari i njohur Adem Demaçi është paraqitur në një përmbledhje të shkurtër nëpërmjet një ekspozite letrare e fotografike të organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës.

Ekspozita është ndarë në disa pjesë si: Familja, veprimtaria e tij dhe
gjykimet të cilat i janë bërë nga ish shteti jugosllav për shkak të
veprimtarisë së tij atdhetare e kombëtare.

Selatin Novosella, ish i burgosur politik, ka treguar se çka përmban ekspozita.

Novosella nga pjesa e familjes i veçon dy fotografi të cilat i cilëson si të jashtëzakonshme dhe shumë domethënëse.

Ndërsa, fotografia e dytë e rëndësisë së jashtëzakonshme, sipas Novosellës, është ajo e pas 15 vjetëve, kur Demaçi e ka përfunduar dënimin e tretë.

Një pjesë e ekspozitës e cila është organizuar për nder të 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit i është kushtuar veprimtarisë së tij letrare.

Selatin Novosella është shprehur se një prej segmenteve më të rëndësishme në jetën e Demaçit është krijimtaria letrare.

Në ekspozitë janë të publikuara edhe fotografi dhe dokumente të jetës së Adem Demaçit gjatë gjykimeve të tij por edhe veprimtarisë së Demaçit.

Novosella ka treguar edhe disa materiale, fotografi e dokumente të veçuara nga jeta e tij për t’i paraqitur në këtë ekspozitë.

Ekspozita e cila është organizuar dhe përkrahur nga Shoqata e të burgosurve politik, Instituti i Historisë, ai i Albanologjisë, Ministria e Drejtësisë, e Kulturës dhe MASHT-i, do të qëndrojë e hapur edhe për disa ditë në objektin e Shoqatës së të Burgosurve Politik në Prishtinë, ku është e hapur për të gjithë qytetarët dhe pastaj do të përmbyllet në Tiranë.