Vera po vjen, reduktoni strijat me metoda natyrale Vera po vjen, reduktoni strijat me metoda natyrale
Strijat janë një problem estetik që prekin shumë femra. Ato mund të formohen gjatë shtatzënisë, kur merrni dhe humbisni shumë peshë etj. Për fat... Vera po vjen, reduktoni strijat me metoda natyrale

Strijat janë një problem estetik që prekin shumë femra. Ato mund të formohen gjatë shtatzënisë, kur merrni dhe humbisni shumë peshë etj. Për fat të keq, strijat nuk mund të zhduken tërësisht, por mund të minimizohet dukja e tyre.

Tani që sezoni i plazhit erdhi, ja si të reduktoni dukjen e strijave:

E bardhë veze: merrni të bardhën e një veze dhe lyeni zonat ku keni strija. E bardha e vezës është e pasur me proteina që ndihmojnë rinovimin dhe riparimin e pjesëve të dëmtuara të lëkurës. Aplikojeni 3 herë në javë këtë metodë.

Lëng patatesh: merrni patatet dhe ziejini bashkë me lëkurën. Ideale do të ishte nëse pataten do ta shtrydhnit në shtrydhëse frutash së bashku me lëkurën. Lyeni zonat problematike me lëngun e patates dhe mbajeni për disa orë. Kjo procedurë mund të përdoret çdo ditë, transmeton shëndeti +.

Lëng limoni: për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe mineraleve që mbart, lëngu i limonit mundëson zbehjen e strijave. Aplikoni lëng limoni çdo ditë në zonat problematike dhe mbajeni për disa orë.